Bota, Kryesore

Hakerohet rrjeti i brendshëm i kompanisë Apple… 16-vjeçari australian shkarkon dokumentet e brendshme

Një adoleshent nga Australia u shpall fajtor për hakimin e rrjetit të Apple dhe shkarkimin e dokumenteve të brendshme.

16 vjeçari kishte arritur të aksesonte 90 gigabajt të dhëna duke thyer sistemin disa herë nga shtëpia e tij në Melburn.



Dokumente i ruajti në një folder “hacky hack hack.”

Apple thotë se nuk janë kompromentuar të dhënat e konsumatorëve ndërsa gazeta lokale The Age thotë se në të vërtetë djaloshi ka hyrë në llogaritë e përdoruesve.

Menjëherë pasi zbuloi hakimin gjigandi i iPhone kontaktoi me FBI-në dhe çështja më pas u referua tek Policia Federale Australiane.

Në shtëpinë e djaloshit u gjetën dy laptopë me numra serial të ngjashëm me ata kompjutera që kishin aksesuar sistemin.

Djaloshi ishte shprehur se endërronte që një ditë të punonte për Apple. Avokati i tij tha se djaloshi ishte shumë i njohur në komunitetin ndërkombëtar të hakimit.

Emri i tij nuk është bërë publik për arsye ligjore. Vendimi për të do të jepet me 20 Shtator, njofton PCW.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas