KMR

16 infermiere të të njëjtit spital mbeten shtatzënë

Gjashtëmbëdhjetë infermiere të të njëjtit spital presin të sjellin në jetë fëmijë njëkohësisht. Bëhet fjalë për infermieret e një spitali në Mesa, Arizona, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

10% e stafit infermieror të këtij spitali kanë mbetur shtatzënë pothuajse në të njëjtën periudhë. Disa prej tyre do të lindin në muajin Shtator, ndërsa grupi tjetër në Janar. Në një konferencë shtypi, infermieret shtatzënë thanë me shaka se gjithçka është planifikuar dhe është një plan i përbashkët për pushimet e Krishtlindjeve. Stafi i spitalit do të organizojë një festë të përbashkët për të gjitha infermieret shtatzëna gjatë javës së ardhshme.



Njëra prej infermiereve, Rochelle Sherman tha: “Nuk mendoj se e kishim idenë sa prej nesh ishin shtatzëna, deri kur hapëm një grup të përbashkët në Facebook”. Një koleg i tyre i ka falenderuar që vazhdojnë të qëndrojnë në punë, edhe pse grave shtatzëna u ndalohet që të kenë kontakt me sëmundje të tilla ngjitëse si turbekulozi etj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas