Auto, Te Vecanta

Ky është hero!

fotolajmNjë situatë e pazakontë ka ndodhur në një nga rrugët kryesore të Tiranës, e cila u publikua në Facebook  nga gazetari Ilir Kadia. Një vajzë shpëtoi pa u dëmtuar, falë reagimit të këtij drejtuesi të mjetit. Siç ndodh zakonisht në vendin tonë, këmbësorët nuk lëvizin në vizat e bardha, gjë e cila shpesh ka sjellë dhe aksidente.

Dje ndodhi një i tillë, por për të shpëtuar këmbësoren, djali i ri i cili ngiste makinën, devijoi nga rruga dhe u përplas me pemën. Gazetari Kadia që ishte dëshmitar i kësaj ngjarje, e quan djalin hero, ndërkohë që vajzës i jep një këshillë.



“Ai djali i ri mbrapa Benzit është heroi! Vajza e re i doli befas para makinës dhe ai devijoi, për ta shpëtuar. I ra pemës! Makina e shtrenjtë u dëmtua! Vajza mori në telefon të dashurin! Djali i ri policinë dhe sigurimet! Mua nuk mu ndejt, por vajta dhe u thashë. Djalit të ri: “Nuk di sa mund të japë policia dhe sigurimet, por t’i ke fituar Medaljen Njeri me gjestin tënd fisnik!” Pastaj vajzës:”Thuaji të dashurit tënd të mësojë datën e lindjes së këtij djali, që tërë jetën ta festoni si ditën e shenjtit tuaj”, shkruan në dixhiturën e fotos së publikuar në “Facebook” nga Ilir Kadia.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas