Aktualitet, Kryesore

14 policë të plagosur, mes tyre dhe drejtori i Kukësit

Ka shkuar në 14 numri i punonjësve të policisë të plagosur pas përleshjeve me qytetarët në “Rrugën e Kombit”. Të plagosurit janë 12 punonjës të FNSH dhe një oficer i qarkullimit.

Mësohet se mes të plagosurve është edhe drejtori i policisë së Kukësit Perlat Vatoci, i cili është goditur me gurë dhe mjete të forta. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.



Po kështu raportohet se janë plagosur me sende të forta 12 policë të FNSH dhe po marrin mjekim.

Kaos, dëme dhe të plagosur/ Ndërpritet protesta e dhunshme në Rrugën e Kombit, ja bilanci

Ishte marrë leje për dy orë, prej mesditës të së shtunës, por pas kaosit dhe dhunës, është vendosur rreth orës 14:00 përfundimi i protestës së qytetarëve pas disa orësh përplasje.

Bëhet me dije se janë plagosur 12 policë të FNSH me sende të forta, nje efektiv i qarkullimit Rrugor dhe 3 protestues.

Deme te shumta materiale nga hedhja e gureve dhe zjarrevenia ne sportelet ku do kryhej pagesa e tarifes.

“Deri në vdekje”/ Kaosi në Rrugën e Kombit, i vihet flaka kabinave, thyhet trau. Mes të lënduarve një efektiv (foto+video)

Kaos dhe tension i madh te Rruga e Kombit. Ka nisur me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë në Rrugën e Kombit protesta e paralajmëruar sot.

Uniformat blu janë qëlluar me gurë nga qytetarët që kanë dalë në Tunelin e Kalimashit për të protestuar për tarifën e vendosur për makinat që do kalojnë në këtë rrugë.

Nga përplasja deri tani mësohet se kanë mbetur të plagosur lehtë të paktën 3 protestues. Adem Visha është një efektiv i qarkullimit rrugor mes të lënduarve.

Informacioni më i fundit është se janë dëmtuar edhe kompresorët e gazit të kondicionerëve teksa i është vendosur zjarri kabinave të vendosura për të mbledhur tarifën.

<
>
3c8ec1b3-d5ad-4ac9-8e4d-83442bc4fb5a c55194f3-6676-49c5-8029-912940701504 zjarr-rruga-e-kombit

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas