Rajoni

11 kushte Serbisë për Kosovën

bleriniBerlini i ka dërguar Serbisë 11 kushte për Kosovën për hapjen e kapitujve dhe vazhdimin e negociatave me Bashkimin Europian, raporton e përditshmja e Beogradit, ‘Veçerenje novosti”.

Sipas kësaj gazete, ato kushte thuajse janë të pamundura për Serbinë, meqë prekin statusin e Kosovës dhe në fakt mbështesin pavarësinë e saj.



Ndër 11 kushtet është edhe miratimi i Statutit të Asociacionit (Bashkësisë) së Komunave Serbe në përputhje me ligjet e Kosovës, pjesëmarrja e Kosovës në të gjitha forumet rajonale, njohja e pasaportës së Kosovës në kufirin me Serbinë dhe ngritja e objekteve me material të fortë – mure, në pikëkalimet kufitare.

“Nëse Serbia përmbush gjithë çfarë i kërkohet, edhe pse gjasat janë shumë të vogla, liderët evropianë që në Samitin Europian të dhjetorit do të mund të caktonin për në fund të janarit konferencën e ardhshme ndërqeveritare, në të cilën do të hapeshin njëherësh kapitujt 32 (kontrolli financiar) dhe 35 (mbi Kosovën)”, thotë gazeta dhe shton se duke pasur parasysh qëndrimin e palëkundur të Berlinit, është më reale të pritet shtyrja e hapjes së kapitullit të parë për një periudhë tjetër.

“Novosti” pohon se bashkë me kërkesat janë dhënë edhe përgjigjet që duhet të bëjë Serbia, që do të thotë se kësaj të fundit i mbetet vetëm të shënojë pranimin.

Gazeta citon zyrtarë serbë, të cilët thonë haptas se nga Serbia kërkohet njohja e Kosovës./KD

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas