Kryesore

100 mijë mjete të pasiguruara: Në qershor nis aksioni masiv ndaj tyre

Në muajin qershor Policia Rrugore, Drejtoria e Shërbimit të Transportit në bashkëpunim dhe me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare do të nisin një aksion për të bllokuar qarkullimin e makinave të pasiguruara.

Aksioni vjen në një moment kur shifra zyrtare e automjeteve të pasiguruara është në nivele shqetësuese në rreth 100 mijë të tilla.



Kreu i AMF, Ervin Koçi, tha se fillimisht janë evidentuar 6 mijë automjete që qarkullojnë pa siguracion, të cilat do të jenë në shënjestrën e policisë.

“Makinat e pasiguruara arrijnë në 19,5 % të totalit. Ne jemi në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit si dhe me Drejtorinë e Transportit Rrugor dhe kemi evidentuar 6 mijë prej tyre. Në muajin qershor do të nisim aksion për bllokimin e tyre”, shprehet Koçi.

Informaliteti në tregun e sigurimeve është edhe një nga shkaqet, që kompanitë zvarrisin kompensimin e qytetarëve, në raste aksidentesh. Ky fakt ka bërë që të akumulohen borxhe të papaguara ndër vite nga Byroja e Sigurimeve, në shumën 1.7 miliard lekë, ndonëse kompanitë kanë nisur të paguajnë këto borxhe, tre prej tyre rezultojnë se nuk po e zbatojnë vendimin e AMF, por kjo e fundit nuk ka marrë masë për penalizmin e tyre.

Por kjo situatë për kreun e Komisionit duhet të marrë fund, pasi rëndon mbi konsumatorët.

Në tregun e sigurimeve operojnë 8 kompani. Por ndonëse tregu ndër vite ka shfaqur anomali të theksuara,  askush nuk është penalizuar, ndërsa viktima janë vetëm konsumatorët.

PasPara

1 koment

  1. Ore kaush e do cfare bombe me sahat eshte jo kjo shifer e frikshme qe po permendet por sikur edhe 1000 te jene pa siguruar eshte nje skandal i madh nga cdo ane….e para ata qe jane pa siguruar automatikishy jane pa kontroll teknik dhe per me teper pa edhe libreze qarkullimi e ndoshta edhe pa patente. …pra jane mori minase sahat qe bredhin verdalle dhe ne cdo momemt mund te plasin….ore ky drejtori i AMF eshte jo per shkarkim por per burg….dhr jo vetem ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas