Kryesore, Mapo Letrare

10 librat e Mapo Letrare ndezin debatin… Vehbiu: Kujt i duhet një Kadare i dytë?

Rubrika me 10 librat më të mirë të letërsisë shqipe, që Mapo Letrare ua sugjeron lexuesit çdo të shtunë, përmes sugjerimit të një autoriteti të letrave ka ndezur debatet në botën e letrave. Në shkrimin e tij të fundit në Peizazhe të fjalës Ardian Vehbiu shkruan se “Shoh këto ditë intervista shkrimtarësh në media dhe portale, ku i detyrojnë të përmendin autorët dhe librat e tyre të preferuar. Për fat të mirë, asnjë prej tyre nuk ka përmendur deri më tash Danten dhe Shekspirin. Por zgjedhjet e tyre gjithnjë më kujtojnë një përgjigje fodulle, por gjithsesi gjeniale të Naipaul-it, kur i kërkuan të përmendte ndonjë autor bashkëkohor që i pëlqente: I am not a reader, I am a writer. Appunto”.

Dhe pse në shkrimet e tij Vehbiu flet se duhet të bëhet më shumë për librin shqip, nga ana tjetër mban qëndrime skeptike ndaj një rubrike e cila në fokus ka pikërisht letërsinë dhe autorët shqiptarë. Më tej teksa flet për çmimin Kadare, i vetmi çmimi i cili ka si qëllim mbështetjen e letërsisë shqipe, duke inkurajuar shkrimin e saj, pasi veprat në konkurs sillen në dorëshkrim, ai tregon se nuk ka lexuar asnjë nga autorët fitues, çka nuk shkon për profilin e një kritiku që ka në fokus letërsinë shqipe të mos ketë lexuar veprat më të përfolura të katër viteve të fundit qoftë për kureshtje profesionale. “Pak më parë u fol edhe për Çmimin Kadare, që i blaton 10 000 USD një dorëshkrimi të përzgjedhur – dhe më duket edhe se dikush pyeti si nëpër dhëmbë nëse këto vepra, të shpërblyera bujarisht, kanë lënë ndonjë gjurmë në letrat shqipe. Nuk di ç’të them sepse asnjë prej fituesve nuk kam lexuar. Por kam qenë dhe jam kundër një Çmim të titullohet me emrin e një autori që është ende gjallë e shëndoshë: më duket e pahijshme. Dhe meqë nuk më dëgjoi kush për këtë, po jap edhe një sugjerim falas: pse nuk ia kërkojnë Kadaresë vetë, që ta përzgjedhë fituesin? Ashtu edhe çmimi do të vijë me një prestigj të ndryshëm, edhe Kadareja ka një shans më tepër të lexojë ndonjë gjë nga prodhimtaria bashkëkohore shqip dhe të emërojë ritualisht pasardhësin dhe trashëgimtarin e vet shpirtëror, të paktën çdo vit”, shkruan Vehbiu. Më tej ai shtron analizon atë ccfarë po prodhon kultura e sotme shqipe duke shkruar se “duhet që dikush të vdesë, që të ngrihen mendimtarët dhe të thonë se kultura e sotme, pavarësisht se mirëfilli e lirë në kapriolat e veta ideologjike dhe estetike, nuk po nxjerr dot një Kadare të dytë.



(Kujt po i duhet një Kadare i dytë? Kadaresë jo e jo, po as atij të dytit. Në fakt, këtu flet thjesht nevoja e keq-orientuar për një lider shpirtëror, një autoritet moral, një nun të djalërisë dhe vajzërisë, një bard të qytetarisë europiane, një Osho edhe të pedikuruar, edhe këmbë-zbathur; dhe Kadareja i zihet emri në gojë vetëm për antonomazi – sepse ende nuk themi dot që pse nuk po nxjerr dot kultura e sotme një Gjergj Fishtë të dytë, etj.; edhe më entuziastët do të ishin stepur nga ky vizion i dyti: kush vallë do ta kish ndërruar fitoren në Lotarinë Amerikane me Lahutën e Lotarisë (Amerikane)?)”.

Rubrikës 10 librat më të mirë të letërsisë shqipe që MapoLetrare ua sugjeron lexuesve çdo të shtunë I janë bashkuar deri tani emra të njohur të mendimit.

https://peizazhe.com/2018/09/03/statuse/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas