Aktualitet

10 kg kanabis çokollatë, arrestohet 28-vjeçarja shqiptare në Kakavije

Policia greke ka sekuestruar 10.6 kg marijuanë çokollatë në valixhet e një 28-vjeçare shqiptare, e cila po udhëtonte me autobusin e linjës Kakavije – Janinë.

Gjatë kontrollit të policisë kufitare të Kakavijes para se autobusi të nisej, në bagazhet e saj u gjet lënda narkotike e mbështjellë me letër natriban.



Ajo u arrestua në flagrancë, ndërsa emri i saj nuk është bërë publik.

Kanabisi çokollatë u sekuestrua, ndërsa hetimet e policisë greke janë duke vazhduar për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas