Sport

10 arsye për të mos humbur “El Clasico”-n

Barcelona e ka siguruar titullin në La Liga me fitoren e marrë në fushën e Deportivo la Coruna të dielën e kaluar, ndërsa Real Madrid ka siguruar vendin e tretë në renditje dhe, pavarësisht se dy skuadrat nuk kanë asgjë për të luajtur në “El Clasico”-n e së dielës, më poshtë janë renditur 10 arsye pse nuk duhet ta humbisni.

1 Do të tregojë cila është skuadra më e mirë



Pavarësisht se Barcelona e ka fituar titullin, nuk ka asnjë mënyrë më të mirë për të treguar se cila është skuadra më e mirë e Spanjës së përballja direkte mes dy rivalëve të përjetshëm.

2 Është “El Calsico” e fundit për Andres Iniesta

Pas 37 ndeshjesh kundër Real Madrid, mesfushori veteran do të luajë “El Clasico”-n e fundit të dielën. Ai është një ikonë e futbollit spanjoll dhe ka marrë pjesë në disa përballje të paharrueshme me “Los Blancos” gjatë karrierës së tij.

3 Korridori i nderit

Kampionët e Europës në fuqi kanë vendosur se nuk do të formojnë një korridor nderi për rivalët katalanas dhe “blaugranat” nuk e kanë marrë mirë këtë vendim. Edhe pse është cilësuar si një problem shumë i vogël, do t’i shtojë pak piper sfidës.

4 Mund të vendoset fituesi i “Pichichi”-t

Lionel Messi ka katër ndeshje në dispozicion për të siguruar titullin e golashënuesit më të mirë të la Liga-s, por dy ndjekësit e tij më të afërt, Ronaldo dhe Suarez, do të jenë gjithashtu në fushë të dielën. Argjentinasi ka shënuar 32 gola, ndërsa CR7 dhe Ronaldo kanë realizuar 24 dhe 23 respektivisht.

5 Barcelona është e pamposhtur në kampionat

Objektivi Ernesto Valverde-s për pjesën e mbetur të sezonit është që ta mbyllë kampionatin pa humbje. Barcelona nuk ka humbur asnjë nga 41 ndeshjet e fundit të La Liga-s dhe nuk mund të ketë motivim më të madh për madrilenët sesa t’ia mohojnë këtë arritje rivalëve historikë.

6 Messi dhe Ronaldo janë në fushë

Është e rrallë që dy yje të tillë të luajnë në të njëjtën kohë dhe ne kemi qenë të bekuar për t’i parë Messi-n dhe Ronaldo-n në kulmin e tyre. Ata do të jenë të dy në fushë të dielën për të shkruar një tjetër faqe në historinë e rivalitetit të tyre në fushën e lojës.

7 Barcelona mund të fitojë një “El Clasico” në shtëpi për herë të parë që nga sezoni 2014/15

Katalansit nuk fitojnë një “El Clasico” në shtëpi që nga sezoni i parë i Luis Enrique në drejtim të Barcelona-s. Ata do të kenë mundësinë ta bëjnë këtë kundër një Real-i të lodhur nga Champions league.

8 Shumë yje në fushën e lojës

Edhe nëse të dy trajnerët do të përdorin rotacionin, përsëri do të kishte shumë yje në fushën e lojës. Real Madrid dhe Barcelona janë dy zgjedhjet e para për shumë lojtarë në të gjithë botën dhe kjo i ndihmon dy klubet të kenë lojtarë cilësorë edhe në stol.

9 Lojtarët do të jenë të motivuar

Teksa pjesa më e madhe e ndeshjeve nuk kanë asnjë interes në fundin e sezonit, me lojtarët që fillojnë të bëjnë planet për pushimet e verës, e kundërta vlen për Barcelona-Real Madrid. Të gjithë lojtarët ëndërrojnë të jenë pjesë e një përballje të tillë.

10 Atmosfera politike në Spanjë

Ndeshja e së dielës do të jetë “El Clasico” e parë që do të luhet në Barcelona që nga koha kur lëvizja për Pavarësinë e Katalonjës fitoi popullaritet tetorin e kaluar. Atmosfera në stadium pritet të jetë shumë e politizuar për shkak të qëndrimit të Madridit./TeleSport

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas