Aktualitet, Kryesore

1 mln USD për kokën e vrasësit të Vejushës së Bardhë

White-Widow-MainNjë çmim prej 1 milion dollarësh është vendosur për kokën e snajperit që thuhet se ka vrarë të dyshuarën britanike për terrorizëm, të njohur ndryshe edhe si Vejusha e Bardhë.

Samantha Lewthwaite ishte një nga femrat më të kërkuara në planet, pasi mendohej se kishte lidhje me disa nga grupimet më të rrezikshme islamike në botë.



30- vjeçarja ka qenë e martuar me personin që kreu sulmin vetëvrasës në Londër në vitin 2007.

E konvertuar në myslimane, ajo nisi një “karrierë” në terrorizmin ndërkombëtar, me plane për të hedhur në erë hotele e qendra tregtare.

Nëna e katër fëmijëve mendohej se vepronte në Kenia dhe Somali, por kishte zëra se ajo ishte parë edhe në Siri.

Thuhej se ajo qendronte prapa një sulmi në Nairobi të Kenias, ku u vranë 67 persona.

Megjithatë, ajo tani është shfaqur në Ukrainë.

Ekspertët besojnë se ajo i është bashkuar një grupimi radikal islamik që luftonte kundër Rusisë.

Burimet thonë se ajo luftonte për batalionin ukrainas të vullnetarëve, të quajtur Aidar.

Ajo ishte snajpere.

Megjithatë, një snajper vullnetar rus e ka vrarë.

Mirror shkruan se shërbimet speciale ukrainase kanë vendosur një çmim prej 1 milion dollarë për kokën e snajperit rus.

Vrasja e Vejushës së Bardhë thuhet se është konfirmuar edhe nga burime të inteligjencës perëndimore.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas