Kryesore, Politika

“1 mln e 200 mije lekë për beben e lindur”… Si Rama kopjoi idenë e Blushit, që dikur e talli…   

Në muajin qershor të këtij viti, kur Shqipëria ishte në prag zgjedhjesh parlamentare, Ben Blushi i cili drejtonte në atë kohë partinë politike “LIBRA” propozoi 1000 euro për çdo fëmijë të lindur, si një strategji për të nxitur rritjen e popullsisë.

Sipas Blushit, stimulimi i lindjeve ishte i domosdoshëm për shkak të emigrimit masiv të viteve të fundit dhe rënies së numrit të fëmijëve që shqiptarët sjellin në jetë.



“LIBRA” doli madje edhe me një slogan: “Të shtosh Kombin sot është detyrim që shoqëria duhet ta shpërblejë!”

Ben Blushi nuk është më kryetar i LIBRA-s, por kryeministri Edi Rama e përqafoi për herë të parë sot idenë e tij.

Në muajin qershor, Rama nuk pati koment për propozimin e tij por foli shumëcka me një foto, (ku shfaqeshin edhe meshkuj shtatzënë), duke e tallur në thelb nismën.

Lidhur me këtë foto ironizuese, sërish Blushi do të shkruante ndër radhë:”1000 EURO EDHE PËR EDI RAMËN”

Sot si rezultat i krizës demografike në vend, Rama u kthye mot a mot tek propozimi i Blushit. Ai është dakord deri diku edhe me shifrën 1000 euro sa kohë që për fëmijën e tretë, ka propozuar 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra. Rama e pranoi sot se një vendim i tillë (që hyn në fuqi më 1 janar të vitit që vjen) do të ketë efekt pozitiv për shtimin e natalitetit në vend.

Ja pra historia përsëritet. Ajo që mbetet në këtë rast është “tallja” e Ramës me veten…

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas