Media

“1 milionë shqiptarë s’lexojnë libra?”, Turjan Hysko: Këtu i mbushin hundët me kokainë që 15 vjeç

Moderatori i njohur Turjan Hyska, ka reaguar pas lajmit se mbi 1 milionë shqiptarë nuk lexuan asnjë libër gjatë vitit 2017, thotë se ky numër ishte i pritshëm për shoqërinë shqiptare, që sipas tij, është larguar nga dija dhe po ndërton përditë “analfabetë krenarë”.

Në një shkrim në Facebook, Hyska thotë se nuk është për t’u skandalizuar për sa kohë që të gjithë të rinjtë i futen rrugës së drogës që 15 vjeç, e kanë si model një Lamborgini.



Statusi i plotë:

“Nuk ka asnjë shans që një shoqëri të ecë përpara nëse nuk lexon! T’i lëmë dokrrat me be apo ‘E duam Shqipërinë si gjithë EUROPA. Dija është çelësi për një shoqëri të emancipuar. Libri është në ditën e tij më të keqe. Dija është e vetmja rrugë për një shoqëri të emancipuar. Ne si shoqëri po ndërtojmë analfabetë krenarë përditë dhe kjo është minë me sahat që shumë shpejt do shpërthejë. Mos u skandalizoni kur dëgjoni për luftë me sopata, kallashë apo antitanke! Mos u skandalizoni kur vriten për një ngritje vetulle! Mos u skandalizoni kur rrihen nga burrat e nuk thonë asnjë llaf. Mos u skandalizoni pse e shohim të ardhmen tek 1, X, 2! Mos u skandalizoni kur s’dinë të shkruajnë as emrin! Mos u skandalizoni kur i mbushim hundët me kokainë që 15 vjeç! Mos u skandalizoni që të gjithë kanë model një me Lamborgini, doktor shkencash në Medellin të KOLUMBISË! Mos u skandalizoni që pothuajse nuk do kemi më një rini të që do muzikën e bukur, sportin, zanatin apo familjen!  Çorbën po e gatuajmë vet duke promovuar modele të shëmtuara dhe duke bërë sikur nuk kuptojmë që zgjidhja është një dhe e vetme…DIJA”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas